Video/  Singapor, mbahet takimi i parë Kim-Trump

2018-06-12 15:15:31 CRI Komenti juaj Printoni

 

Më 12 qershor, ishulli Sentosa i Singaporit është zona që rrëmbeu vëmendjen e gjithë botës. Në këtë ishull, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump bënë histori me një shtrëngim duarsh, duke vendosur të hedhin një hap drejt zgjedhjes politike të problemeve të Gadishullit Korean.

Kjo është përballja e parë e dy kundështarëve për një kohë të gjatë. Fokusi i takimit ishin çarmatimi bërthamor i Gadishullit Korean, ndërtimi i mekanizmit të paqes si dhe çështje të tjera.

Në orën 09:00 të mëngjesit me orën e Singaporit, në hotelin "Capella" ishte shtruar tapeti i kuq, në mes të të cilit qëndronin Kim Jong Un dhe Donald Trump duke shtrënguar duart dhe duke shkëmbyer fjalë përshëndetëse para kamerave.

Presidenti Trump shprehu shpresën që bisedimet të përfundojnë me sukses si dhe besimin se dy palët kanë mundësi të ndërtojnë marrëdhënie të shkëlqyera.

Kim Jong Un u shpreh se ka pasur shumë probleme dhe se u deshën vite të tëra që palët t'i kapërcenim pengesat.

Analistët e çështjeve ndërkombëtare janë të mendimit që pas izolimit politik dhe konfrontimit ushtarak prej disa dekadash, udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe të ShBA-së arritën të takohen dhe të ulen në tryezë për bisedime, gjë që simbolizon zbutjen e situatës së tensionuar në Gadishullin Korean si dhe nënkupton mundësinë e arritjes së paqes në këtë gadishull.

Sipas planit, takimi Kim-Trump do të zgjasë një ditë. Pas deklaratave në publik të dy udhëheqësit mbyllën dyert për një takim kokë me kokë, më pas do të zhvillojnë bisedime më të gjera. Më pas dy udhëheqësit do të drekojnë së bashku.

Fjala kyçe e takimit është denuklearizim.

Sipas analistëve, Koreja e Veriut dhe SHBA-ja kanë përjetuar për shumë vite një mungesë të besimit reciprok dhe kanë pasur një sërë mosmarrëveshjesh për shumë çështje kyçe, prandaj arritjet e takimit nuk mund të parashikohen.

Nën prirjen e kërkimit të sigurisë, stabilitetit dhe të bashkëpunimit me përfitim reciprok, gjendja në Gadishullin Korean në fillimin e këtij viti pati një zbutje. Përgatitjet e këtij takimi kanë pasur disa turbulenca, deri tek vendimi për anulimin e tij. Dy palët zhvilluan kontakte të ngushta dhe më 10 qershor, Kim dhe Trump mbërritën në Singapor për mbajtjen e takimit historik.

Para takimit, janë mbajtur një serë takimesh dypalëshe mes liderëve Kinë- Kore e Veriut, Kore e Jugut-Kore e Veriut, Kore e Jugut- ShBA për të nxitur çarmatimin bërthamor dhe lulëzimin e paqes në Gadishullin Korean. (Wang Xianya/Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore