Kinë, rritet numri i shitjeve të automjeteve me energji të re

2018-06-12 10:24:12 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave zytare, numri i shitjes dhe prodhimit të automjeteve me energji të re ka ruajtur një rritje të shpejtë.

Muajin e kaluar, numri i shitjes së automjeteve me energji të re u rrit mbi 120% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shkuar në mbi 100 mijë automjete. Numri i prodhimit u shtua afro 90%, duke arritur në 960 copë.

Gjatë viteve të fundit, qeveria kineze ka inkurajuar gjithnjë e më shumë përdorimin e automjeteve me energji të re, duke ofruar heqje të taksave dhe ulje të çmimit të makinave.

Kina është tregu më i madh i automjeteve me energji të re në botë.

Parashikohet se në vitin 2020 prodhimi vjetor i automjeteve me energji të re do të arrijë në 2 milionë. (Fang Xiaoyu/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore