Shefi i OKB-së vlerëson përpjekjet e Koresë së Veriut dhe të ShBA-së për zgjidhjen diplomatike

2018-06-12 10:09:57 CRI Komenti juaj Printoni

Skretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përgëzoi liderët e Koresë së Veriut dhe të Shteteve të Bashkuara për "kërkimin e zgjidhjes diplomatike".

Shefi i OKB-së thekoi se paqja dhe denuklearizimi i verifikueshëm duhet të vazhdojnë të jenë qëllimi i pastër dhe i përbashkët dhe se rruga që na pret kërkon bashkëpunim, kompromis dhe objektiva të përbashkëta.

"Besoj se ky samit është një ngjarje shumë e rëndësishme. Jam i bindur se liderët e dy vendeve meritojnë të vlerësohen për guximin e tyre, vendimin për realizimin e samitit dhe angazhimin në bisedimet konstruktive për të arritur një objektiv që është jetik për të gjithë ne, pra denuklearizimi paqësor dhe i verifikueshëm i Koresë së Veriut. Kështu besoj plotësisht se ky është një fakt shumë pozitiv dhe shpreh urime për të dy liderët për guximin që kanë treguar", tha ai.

Guerresi zotohet gjithashtu se OKB-ja është e gatshme të përkrahë procesin në çdo formë, përfshirë verifikimin, nëse kërkohet nga palët kryesore. (Wang Lei/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore