Kinë, punësimi i studentëve të diplomuar në 2017-n ishte i qëndrueshëm

2018-06-12 10:07:23 CRI Komenti juaj Printoni

Në një raport nga kompania e vëzhgimit "Mycos" për nivelin e punësimit të studentëve kinezë të diplomuar në vitin 2018 (libri blu) thuhet se përqindja e punësimit të të studentëve të diplomuar gjysmën e vitit 2017 arriti në 91.9 për qind, shifër kjo e njëjtë me vitin 2016 dhe 2015. Raporti tregon gjithashtu se për herë të parë, përqindja e punësimit të studentëve të diplomuar nga shkollat profesionale tejkalon numrin e të diplomuarve nga universiteti.

Përsa i takon punësimit, ndërmarrjet private, të mesme, të vogla dhe mikro si dhe qytete në nivel prefekture dhe më poshtë janë ende drejtimi kryesor i punësimit, me rritje të vazhdueshme.

Studentët e diplomuar nga universitetet në vitin 2017, pas gjysmë viti, zgjodhën fushën e arsimit, ndërsa ata të shkollave profesionale zgjodhën industrinë e ndërtimit. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore