Bashkësia ndërkombëtare vlerëson lart "Frymën e Shangait"

2018-06-14 11:06:11 CRI Komenti juaj Printoni
Më 10 qershor u mbyll në Qingdao Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh). Ky ishte samiti i parë pas zgjerimit të organizatës. Në samit, presidenti kinez Xi Jinping mbajti disa fjalime të rëndësishme, duke folur mbi zhvillimin e OBSh-së, marrëdhëniet midis vendeve anëtare të saj dhe vendeve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare, si edhe për qeverisjen globale. Idetë dhe qëndrimi i përgjegjshëm i Kinës janë vlerësuar nga shumë vende e organizata dhe nga gjithë bashkësia ndërkombëtare. Në fjalën e tij, presidenti Xi Jinping u shpreh se, që nga themelimi 17 vjet më parë, përballë situatës ndërkombëtare në ndryshim dhe ruajtjes në "Frymën e Shangait", OBSh-ja ka pasur arritje të rëndësishme dhe është bërë një organizatë rajonale gjithëpërfshirëse me ndikim të rëndësishëm në botë.

Victoria Kwakwa, zv.guvernatore e Bankës Botërore për Azisë Lindore dhe Paqësorin, është e mendimit se përmendja disa herë gjatë fjalimit të presidentit Xi e "Frymës e Shangait" është një rezultat i ndërthurjes së udhëheqjes së vendit me zhvillimin ekonomik dhe jetën e njerëzve.

Sourabh Gupta nga Instituti për Studime Kinë-ShBA beson se "Fryma e Shangait" është themeli i OBSh-së dhe çelësi i suksesit të kësaj organizate.

Kina mori kryesimin e OBSh-së në qershor të vitit të kaluar dhe organizoi më shumë se 160 veprimtari të ndryshme për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit të organizatës dhe për të promovuar përshtatjen mes vendeve anëtare të vjetra dhe të reja. India dhe Pakistani, si vendet e anëtarësuara të fundit në OBSh, e kuptuan më thellë "Frymën e Shangait" përmes këtyre veprimtarive.

Swaran Singh, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Qendrën e Politikave Ndërkombëtare të Universitetit "Jawaharlal Nehru" në Indi, tha se India nuk ishte angazhuar në dialog me Pakistanin gjatë tre viteve të fundit. Pas përfshirjes në OBSh, dy vendet kanë rifilluar dialogun dhe kanë diskutuar mbi terrorizmin, një temë e ndjeshme që shkakton tension midis dy vendeve. Këtë dialog prof. Swaran Singh e quan se është një shembull i shkëlqyer.

Zafaruddin Mahmood, ish-i dërguar i posaçëm për Korridorin Ekonomik Kinë-Pakistani, tha: "Megjithëse vendet tona (vendet anëtare të OBSh-së) janë kaq të afër, nuk kemi pasur kurrë mundësi për t'u takuar. E kemi takuar njëri-tjetrin këtë vit dhe kemi shqyrtuar rrugët si të forcojmë bashkëpunimin në shumë fusha të reja".

Koncepti i qeverisjes globale i propozuar nga presidenti Xi jo vetëm ka tërhequr vëmendje të gjerë, por edhe u mirëprit nga vendet anëtare të OBSh-së. "Deklarata e Qingdaos" propozon se vendet anëtare duhet të mbështesin përmirësimin e sistemit të qeverisjes globale dhe të përkrahin rolin qendror të OKB-së në këtë drejtim. Në pasditen e 10 qershorit, liderët e vendeve anëtare të OBSh-së nënshkruan më shumë se 20 dokumente të rëndësishme bashkëpunimi, duke përfshirë "Deklaratën e Qingdaos", numri më i madh i dokumenteve të nënshkruara në historinë e samiteve të OBSh-së. Vendet anëtare i përcollën botës zërin e "frymës së njëjtë dhe fatit të përbashkët".

Presidenti rus Vladimir Putin tha në një konferencë shtypi të mbajtur pas samitit se, siç konfirmon Fondi Monetar Ndërkombëtar, vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë së vendeve anëtare të OBSh-së e tejkalon atë të G7-s, sipas përllogaritjes së fuqisë blerëse. "Kjo tregon se ne kemi një të ardhme të ndritur. Shpejtësia e rritjes ekonomike në rajonin tonë është më e lartë sesa mesatarja botërore, prandaj perspektiva jonë është shumë e mirë. Kjo është me përfitime për të gjitha vendet," theksoi kreu i Kremlinit.

Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së Rashid Alimov vuri në dukje nga ana e tij se samiti ishte shumë emocionues dhe bisedimet ishin të frytshme, duke hapur një kapitull plotësisht të ri për zhvillimin e OBSh-së. Alimov shtoi se perspektivat e zhvillimit të ardhshëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait janë shumë të gjera. (Zhan Dian/Artan)

  

Mrekulli
Lajmet Kryesore