Kinë: Pothuajse të gjitha fshatrat e varfra do të lidhen me internet në vitin 2020

2018-06-11 10:21:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kina po planifikon që t'u ofrojë lidhje me internetin thuajse të gjitha fshatrave të varfra të vendit në tre vitet e ardhme.

Mbi 98 % e fshatrave të Kinës me mbi 120 mijë banorë të varfër të regjistruar, do të lidhen me internetin deri në vitin 2020.

Kjo lëvizje është një pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të ngushtuar hendekun në sektorin digjital mes qytetit dhe fshatit.

Autoritetet do të punojnë për të ofruar rrjete të bandës së gjerë dhe të të dhënave 4G për fshatrat, dhe për t'i nxitur operatorët e telekomit që ta ofrojnë ulje të veçanta të tarifave të internetit për këto fshatra.

Ato gjithashtu planifikojnë t'u kërkojnë prodhuesve të telefonave celularë të krijojnë më shumë smartfona me çmim të ulët dhe të thjeshtë për t'u përdorur.

Deri në fund të prillit, ka pasur mbi 1 miliard përdorues të rrjetit 4G në Kinë.

Numri i përdoruesve të regjistruar të linjave të bandës së gjerë fikse në tre operatorët kryesorë të telekomit në Kinës arriti në 366 milionë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore