Xi: Marrëveshja e problemit bërthamor iranian duhet të zbatohet plotësisht

2018-06-11 09:55:51 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi të dielën gjatë takimit në Qindao me presidentin iranian Hassan Rouhani se marrëveshja bërthamore iraniane është një rezultat i rëndësishëm i multilateralizmit. Kjo marrëveshje është në favor të mbrojtjes së paqes e të qëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme dhe sistemit të mospërhapjes ndërkombëtare të armëve bërthamore, prandaj duhet të vazhdojë të zbatohet në mënyrë efektive.

Xi theksoi se marrëdhëniet Kinë-Iran kanë potencial për zhvillim të mëtejshëm. Kina është e gatshme për të punuar së bashku me Iranin që të promovojë partneritetin e gjithanshëm strategjik mes tyre. Të dyja palët duhet të kenë si udhërrëfyes thellimin e marrëdhënieve politike dhe të rritin besimin e ndërsjellë strategjik, të forcojnë shkëmbimet në të gjitha nivelet dhe të vazhdojnë ta kuptojnë e ta mbështesin njëra-tjetrën në çështjet kryesore me interes të ndërsjellë. Të dy vendet duhet të kenë si një përparësi kryesore ndërtimin e "Një brez, një rrugë" dhe të fokusohen në bashkëpunimin pragmatik dhe në luftën kundër terrorizmit. Ato duhet të nxitin gjithashtu zbatimin e ligjit dhe bashkëpunimin lidhur me sigurinë, të promovojnë miqësinë kino-iraniane dhe të thellojnë shkëmbimet kulturore.

Presidenti Hassan Rouhani uroi për zhvillimin me sukses të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Qingdao. Teherani është i kënaqur me zhvillimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik mes Kinës e Iranit dhe është i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit pragmatik në fusha të ndryshme dhe për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve për të ndërtuar "Një brez, një rrugë". Aktualisht marrëveshja bërthamore iraniane përballet me sfidën e mbijetesës, por Teherani shpreson që bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kinën, të luajë një rol aktiv trajtimin e çështjeve përkatëse lidhur me marrëveshjen.

Mrekulli
Lajmet Kryesore