Shqipëria avancim në përfaqësimin e grave në politikë

2018-06-08 09:13:06 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria ka avancuar shumë në përfaqësimin e grave në politikë, ku 50% e grave janë të përfaqësuara në qeveri e këshilla bashkiake dhe rreth 30% në parlament.

Në Vilnius të Lituanisë mbahet Samiti Botëror i grave politikane, ku Shqipëria përfaqësohet nga Dhurata Çupi, kryetare e aleancës së grave deputete dhe deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Çupi shoqërohet në këtë samit nga deputetet e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea, njëherësh nënkryetare e aleancës së grave deputete dhe Eglantina Gjermeni, kryetare e nënkomisionit të barazisë gjinore.

Në samit marrin pjesë gra politikane të shquara, nga 90 vende të botës, që kanë mbajtur dhe mbajnë poste të tilla si president, kryeministre, ministre dhe deputete, e që kanë dhënë në karrierat e tyre kontribut për avancimin e axhendës së barazisë gjinore dhe të drejtave të grave.

"Shqipëria ka avancuar shumë në këtë drejtim, ku 50% e grave janë të përfaqësuara në qeveri e këshilla bashkiake dhe rreth 30% në parlament. Gjithsesi axhenda gjinore duhet të jetë prioritet ku shumë akoma mbetet për t'u bërë", raportuan përfaqësueset shqiptare të aleancës së grave deputete. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore