180 sportistë nga 15 vende të ndryshme do të garojnë në "Rally Albania"

2018-06-07 10:05:15 CRI Komenti juaj Printoni
Pas suksesit të maratonës dhe garës me biçikleta, një tjetër aktivitet i madh sportiv do të mbahet në Tiranë, ku 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme të botës do të garojnë në edicionin e 14-të të garës më të vjetër në Ballkan, "Rally Albania".

Pjesë e trofeut mesdhetar "Mediterranean Rally Raid Trophy", i cili përfshin garat e tre shteteve Marok-Greqi-Shqipëri, në "Rally Albania", ku sportistët do të konkurrojnë mes tyre.

Itinerari me gjatësinë prej rreth 2000 km do të përshkojë Shqipërinë për 7 ditë, nga veriu në jug, duke filluar nga Tirana.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më datë 9 qershor ora 20:00-23:00, ku të gjithë qytetarët e Tiranës do të përballen me plot surpriza të bukura, ndërkohë që gara do të nisë të nesërmen në sheshin "Nënë Tereza" në orën 10:00.

Gara do të sjellë argëtim dhe adrenalinë për të apasionuarit e këtij lloj sporti. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore