BB: Ekonomia shqiptare me performancë ekonomike më të lartë se rajoni

2018-06-07 09:30:00 CRI Komenti juaj Printoni

Ekonomia shqiptare projektohet me performancë ekonomike më të lartë se vendet e rajonit, thuhet në raportin e Bankës Botërore (BB) të qershorit 2018 për perspektivën e rritjes ekonomike botërore. "Shqipëria pritet të ketë një rritje ekonomike të qëndrueshme me 3,6% në vitin 2018 dhe 3,5% në vitet 2019-2020, duke arritur të mbajë një normë rritjeje më të lartë se sa mesatarja e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor që është 3,2% në vitin 2018 dhe 3,5% në vitin 2019", citon raporti i BB-së. Përsa i përket rritjes ekonomike të rajonit të Europës Lindore, ajo do të jetë 3,3% në vitin 2018, 3,6% në vitin 2019 dhe 3,5% në vitin 2020, të dhëna këto që tregojnë se performanca ekonomike e Shqipërisë do të jetë në mesataren e rajonit, ose më e lartë. Sipas këtij raporti, rritja ekonomike në Europën dhe Azinë Qendrore pritet të bjerë në 3,2% në vitin 2018 nga 4,0% që ishte në vitin 2017, ndërsa duke filluar nga viti 2020, rritja pritet të bjerë gradualisht në 3,0%. (ATSH)
Mrekulli
Lajmet Kryesore