Fëmijët shqiptarë performojnë Kung fu

2018-06-05 10:43:47 CRI Komenti juaj Printoni

Më 3 qeshor, Akademia Shqiptare e Shaolin Kungfu mbajti një shfaqje kungfu në Amfiteatrin e Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë. Në këtë aktivitet ishte e pranishme ambasadorja e Kinës në Tiranë, znj. Jiang Yu si dhe personalitete të qytetit të Tiranës.

Ambasadorja Jiang u shpreh se, kung fu-ja kineze nuk është vetëm një sport fizik, po është edhe një mënyrë jetese, duke treguar parimin e paqes së popullit kinez.

Ajo shprehu shpresën që nxënësit nuk do të mësojnë vetëm artet marciale wushu, por do të kenë gjithashtu një kuptim më të thellë të mençurisë dhe filozofisë tradicionale kineze.

Shfaqja tërhoqi shumë shikues përfshi dhe kinezin Wu Junmin i cili performoi teknikën e Tai Chi-së të luftimit me shpatë, performacë që u mirëprit me duartrokitjet e të pranishmëve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore