Wuhan , qyteti i dritës

2018-05-30 17:43:41 CRI Komenti juaj Printoni

Wuhan qe ne shikimin e pare te nje vizitori te jep mbresen se eshte nje qytet i drites , por jo vetem te dritave te nates qe e zbukurojne aq shume kete vend, por me gjere se kaq. Po ta shohesh ne thellesi, te kerkosh ne thelbin e ketij qyteti, percaktimi qytet i drites i pershtatet shume. Ja pse une mendoj se eshte pozitive ta quash te tille : Qyteti ndricon si diten ashtu dhe naten . Diten ketij qyteti i jep shkelqim koridori i gjelbert qe e pershkon gjithe qytetin.Koridori qe eshte eshte prane lumit Yangtze , por edhe ne pjese te tjera , i japin gjithe ketij qyteti ndricimin e bimesise se gjelbert, aq te domosdoshme per njeriun .Naten ketij qyteti i jep shkelqim ndricimi dhe shumellojshmeria e ngjyrave te cilat e bejne te duket sikur po noton ne mes te dritave.

Arsyeja e trete dhe mjaft e rendesishme pse duhet ta quaj qytet i drites eshte fakti se drita e diturise eshte nje prioritet i ketij qyteti. 89 universitete me 1.3 milione studente bejne qe Wuhan te zere vendin e pare ne bote persa i takon numrit te universiteteve .Nje fakt qe do te bente krenar edhe qytetet me te medha te botes dhe qe i takon Wuhanit. Arsimi e shkenca jane drita qe ndricon mendjet , prandaj jo rastesisht jo vetem ne kete qytet, por ne te gjithe Kinen po punohet per persosjen e sistemit arsimor dhe rritjen e nivelit te shkences si baza e zhvillimit te ardhshem. Qeveria kineze po ben investime te fuqishme ne fushen e arsimit , dhe keto investime i sherbejne nje te ardhmeje te sigurt.

Sepse baza e zhvillimit te nje vendi eshte shkenca , eshte ajo qe prodhon rezultatet e fuqishme ne te gjitha fushat dhe nje shkence e zhvilluar kerkon nje nivel arsimor te larte.Me shume se asnjehere tjeter po shpenzohet ne kete periudhe ne fushen e arsimit dhe kjo garanton sukses.

Wuhan eshte nje qytet shume i madh.Sic na sqaroj shoqeruesi yne qe ne momentin e pare te takimit , Wuhan eshte quajtur me pare Çikagoja e Lindjes. Ky emer ka patur lidhje me te kaluaren. Sot Wuhan duhet quajtur thjesht Wuhan , pasi ky qytet nuk ka nevoje te krahasohet me asnje qytet tjeter. Wuhan ka portretin e tij, ka krijuar nje emer me arkitekturen qe ka, parqet e shumta, kulturen e lashte por edhe te re, ekonomine e fuqishme dhe teknologjine e perparuar, universitetet me emer e qe diplomojne kuadro ne te gjitha fushat, liqenet e lumenjte, bashkepunimet me qytete te ndryshme ne te gjithe boten dhe kjo e ben qe jo me qyteti te krahasohet me nje qytet te Perendimit, por qytete ne Perendim te krahasohen me Wuhan. Qytet me nje histori mbi 3500 vjecare ben qe te shohesh me vemendje themelet e tij. Jo vetem ketu, por ne te gjithe Kinen shikon kujdesin per te harmonizuar kulturen e lashte me kulturen e re.Nuk mund te mbrohet me mire asnje vend me shume se nga historia e tij. Dhe Kina si nje vend me kulture te lashte , me tempuj , manastire , monumente te paperseritshem ne histori , i shfaq botes thellesine e nje qyteterimi te mijeravjecar , ndaj te cilit te gjithe duhet te kene respekt.Nje vend me shume se nga armet , mbrohet nga historia, tradita dhe kultura e tij. Jo rastesisht sot ne Wuhan , por edhe vende te tjera te Kines punohet me kujdes per te ruajtur themelet e se kaluares dhe ndertuar te rene , duke respektuar traditen.Vite me pare, ritmi i larte i ndertimeve ka bere qe ne disa qytete te medha te humbin mjaft ndertesa me vlere , por tani po tregohet shume kujdes ndaj vlerave te se kaluares.Qyteti i Wuhanit eshte simbol i harmonizimit te ketij synimi .

Qyteti ka marre nje zhvillim shume te madh ne vitet e fundit, ashtu si te gjitha qytetet e Kines pas viteve 2000.Por zhvillimi teknologjik dhe industrial nuk ka demtuar raportet me mjedisin. Nje qytet qe ka mbi 8700 kilomtra katror ka sot me shume se 25 % te siperfaqes qe noton .Une e kam te veshtire te gjej ne bote nje qytet qe ka keto raporte me natyren, raporte miqesore qe ndikojne ne shendetin e jetes.Liqeni i Lindjes eshte me i madhi dhe me i bukuri, ku buze tij kalojne pushimet jo vetem vendasit.Shoqeruesi im eshte nga Wuhan dhe si cdo vendas krenohet me vendlindjen e tij.Dhe ka shume te drejte.Nje qytet me 166 liqene dhe dy lumenj te medhenj Yangtze dhe Han qe bashkohen dhe ecin pastaj sebashku duke krijuar nje koridor lumor ku qindra anije lundrojne cdo dite dhe realizojne transport mallrash me shumice.

Parku i madh i qytetit, per te cilin miq te mi qe kishin vizituar kete qytet me pare me sugjeruan domosdoshmerisht ta vizitoj, tregon per rendesine qe i jepet natyres, ruajtjes se ekuilibrave natyrore dhe investimeve ne kete fushe.Qeveria po kembengul permes projektesh te rendesishme qe te ruhet mjedisi, dhe ka marre nje sere masash drastike kunder ndotjes.Po keshtu ajo po nxit njerezit qe t'i drejtohen natyres, pasi qytetaret e shendetshem jane nje pasuri kombetare.Keshtu e vlereson sot qeveria kineze shendetin e njerezve.Meqenese po shkruaj per Wuhan po sjell nje shembull te thjeshte ne drejtim te vemendjes se qeverise lidhur me nxitjen e njerezve per t'iu drejtuar natyres. Parku i qytetit vizitohet sot nga miliona njerez dhe hyrja me pare ishte 60 RMB , ndersa sot eshte falas.Shifra ne kete drejtim mund te sjellim shume, zyrtaret i dijne ato, por une u ndala vetem ne nje shifer qe tregon se vemendja ndaj nje jete me te mire eshte prioritet qeveritar.

Qyteti ka nje gjalleri te vecante.Shfaqjet ne sheshet e tij fillojne qe ne dreke e mbarojne vone ne darke, duke i krijuar nje atmosfere festive ketij qyteti, duke i dhene jete dhe gjalleri.Ne ndoqem naten e pare ne anijen e ankoruar buze lumit Yangtze edhe nje teater te levizshem.Nje shfaqje brilante me artiste qe trasmetonin permes nje profesionalizmi te larte, atmosferen e viteve te para te shekullit te kaluar, kur marinaret dhe tregtaret kineze udhetonin me muaj te tere per shkembimet tregetare me Perendimin , duke percjelle atje imazhin e nje Perandorie te madhe te Lindjes qe shume shpejt do ishte e pranishme kudo ne bote.Shfaqja ishte vertet e mrekullueshme.Ajo ishte ne gjuhen kineze, por arti i bukur e realizon funksionin e tij permes tingujve, ngjyrave, veprimeve dhe artistike dhe e jep mesazhin.Edhe ne gazetaret e ftuar e kuptuam dhe mbetem te surprizuar nga nje shfaqje artistike qe te mbesin ne mendje per te gjithe jeten.

U ndala pak me gjate ne keto vecori te Wuhanit, per faktin se ato perbejne nje themel te zhvillimit e te jetes .

Por asnje qytet ne Kine nuk mund te kuptohet pa industrine e tij.Pekini , Shanghai dhe Wuhan jane tre qendrat me te medha te zhvillimit teknologjik.Presidenti Xi gjate vizites ne kete qytet ka inkurajuar zhvillimin teknologjik dhe ka dhene ide konkrete per rruget nga duhet ecur ne te ardhmen.

Kompania e prodhimit te kabllove qe pata rastin te vizitoj ishte e permasave surprizuese.Ajo me solli ne vemendjen time fabriken e kabllove elektrike te ndertuar ne qytetin tim te lindjes ne Shkoder, qe u cilesua krenaria e industrise shqiptare.Fabrika u ndertua me ndihmen e qeverise kineze dhe e gjithe teknologjia dhe paisjet e saj erdhen nga Kina.Ishin vitet 70 -te.Te gjithe te huajt atehere qe vinin ne Shkoder e vizitonin ate fabrike , qe realisht ishte shume moderne per kohen.Dhe ja tani , pas 40 viteve me jepet rasti te vizitoj nje kompani qe prodhon kabllo, por disa here me te madhe, disa here me moderne dhe e vizitoj ne vendin e origjines se fabrikes se Shkodres.Pata nje emocion shume te vecante dhe me erdhi ne mendje edhe ndihma bujare qe Kina i jepte Shqiperise, jo vetem me fabriken e kabllove, por edhe ne mjaft vepra te medha qe u ndertuan.

Veprat e medha e kujtimet e bukura mbeten.

I provova keto emocione e kujtime ne Wuhan duke vizituar kompanine e kabllove qe eshte e dyta ne bote per sasine e prodhimit.Mbi 50.000 kilometer kabllo optike prodhohen ketu ne dite dhe te nje cilesie shume te larte.Afro 40 % e prodhimit shkon per eksport.

Rritja ekonomike e Kines qe arriti deri mbi 10 % perpara 4 - 5 vitesh , ka bete te mundur qe Kina te jete nje vend lider ne ekonomine boterore.Kina ka sot fuqi eksportuese ne te gjitha vendet e botes.Duke vizituar kompanine e fibrave optike kupton se kudo punohet me vizion per te qene prezent ne te gjitha pikat e globit.Kjo po arrihet permes nje cilesie shume te larte.Ne me shume se 90 shtete te botes, duke perfshire edhe Shqiperine, fibrat optike vijne nga Kina, nje sherbim i teknologjise se larte qe ofrohet per nje popullsi prej 5 miliardesh.Shifrat vertet jane shume te larta dhe bota ne shume fusha eshte dorezuar.Prodhimi i cilesise se larte i ka mundur.

Sot ne shtepine e fibres, sic quhej me te drejte kompania , po punohet per prodhimin e sistemit te ri 5 G.Fjala e fundit e teknologjise ne komunikim.

Kompania e fibrave hyn ne krenarite e industrise dhe teknologjise kineze.Presidenti Xi qe e vizitoj kohe me pare kete porositi qe t'i kushtohet vemendje strategjise se terheqjes se talenteve.Pikerisht ketu qendron nje nga sekretet e zhvillimit intensiv dhe shume te fuqishem te ketij vendi.Investimi tek mendja eshte investimi per nje te ardhme te fuqishme dhe nje teknologji konkuruese ne te gjithe boten.Kina si simbol i zhvillimit te vrullshem me te drejte kerkon qe t'i kushtohet kujdes terheqjes se mendjeve te ndritura.

Ekonomia, zhvillimi, historia e lashte dhe e re, kultura dhe artet perbejne nje krenari te vecante per gjigandin aziatik, sic eshte quajtur Kina deri disa vite me pare, por qe tani mendoj se duhet thene me plot gojen : Gjigandi boteror!

Nuk mund te le pa theksuar edhe dicka krejt te vecante te Kines : Mikpritjen kineze.Kam shetitur ne shume vende te botes ne te pese kontinentet, por ne Kine jam ndjere me mire se kudo, me ngrohte se kudo.Miqte ne Kine respektohen ne menyre te posacme.Gjithnje je ne vemendjen e perkujdesjen e atyre qe te presin e shoqerojne, me shume dashuri e me nje kujdes te madh.Per problemin me te vogel do jene ne cast disa miq kineze qe te rrethojne dhe cdo gje zgjidhet ne cast.Kjo me ka ndodhur vetem ne Kine.Edhe ne Wuhan, si ne te gjitha vendet qe kam vizituar na rrethoi nje mikpritje shume miqesore, mikpritje qe eshte vlere e popujve me histori e me kulture.

Wuhan ka nder te tjera edhe nje veçori qe e ndjen kur realizon viziten ketu : Po erdhe nje here , do kerkosh t'i rikthehesh miqesise dhe ngrohtesise qe te dhuron ky qytet, do kerkosh domosdoshmerisht te vijsh perseri.

Gezim Podgorica

Mrekulli
Lajmet Kryesore