Kinë, mbi 100 filma do të pushtojnë ekranet e mëdha të kinemave në verë

2018-05-29 10:12:41 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 100 filma vendës dhe të huaj do të pushtojnë tregun kinez të filmit nga qershori deri në gusht.

"Jurassic World: Kingdom Fallen" do të shfaqet në kinematë e Kinës më 15 qershor.

"Mission: Impossible - Fallout" dhe "Ant-Man and the Wasp" priten të shfaqen në ekranet e mëdha në muajin gusht.

Kjo verë do të jetë e mbushur me prodhime të ndryshme nga regjisorë dhe aktorë kinezë.

Filmi "Hidden Men" i regjisorit kinez Jiang Wen, si dhe "Detective Dee: The Four Kings Qiellor" me regji të Tsui Hark, do të dalin përkatësisht më 13 dhe 27 korrik.

Regjisori kinez me famë botërore Zhang Yimou, pritet të nxjerrë prodhimin e tij të fundit të titulluar "Shadow", këtë verë. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore