Kandidatët kinezë për master jashtë shtetit zgjedhin inxhinieri, menaxhim e ekonomi

2018-05-28 10:59:56 CRI Komenti juaj Printoni

Studentët kinezë që aplikojnë këtë vit për të ndjekur studimet master jashtë vendit kanë zgjedhur kryesisht degët si inxhinieria, menaxhimi dhe ekonomia.

Sipas një raporti të publikuar bashkërisht nga firmat e konsulencës "New Oriental Vision Overseas" dhe "Kantar Millward Brown", 24 për qind e aplikuesve specializohen në fushën e inxhinierisë, 16 për qind në fushën e menaxhimit dhe 15 për qind në ekonomi.

Këto shifra janë të përafërta me ato të vitit të kaluar.

Në krahasim me të dhënat e viteve të kaluara, në raport thuhet se shumë studentë kinezë jashtë vendit nuk kanë në plan të emigrojnë në të ardhmen.

Sipas sondazhit, ndër ata që planifikojnë të studiojnë jashtë vendit, 25 për qind thanë se do të rikthehen në Kinë për punësim menjëherë pas përfundimit të studimeve. Kjo shifër është më e lartë se vitet e kaluara.

Raporti u bazua në një sondazh ku morën pjesë 5 000 studentë, të cilët planifikojnë të studiojnë jashtë ose që kanë përfunduar studimet jashtë vendit, prindërit e tyre si dhe disa punëdhënës.

Sondazhi u zhvillua në shkurt dhe në mars në më shumë se 40 qytete në mbarë Kinën. (Wang Lei/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore