Këshilltarët e Kryebashkiakut të Pekinit diskutojnë mbi zhvillimet e qytetit

2018-05-28 10:45:27 CRI Komenti juaj Printoni

Përfundoi në Pekin takimi i këshilltarëve të biznesit ndërkombëtar të Kryebashkiakut të qytetit.

Në takim morën pjesë 17 këshilltarë të njohur nga kombësi të ndryshme si dhe stafi administrativ i Bashkisë së Pekinit.

Pjesëmarrësit diskutuan mbi tema të ndryshme, kryesisht mbi hapat për realizimin e një ekonomie të hapur të një niveli më të lartë, për të përmirësuar klimën e biznesit në kryeqytet dhe cilësinë e efikasitetin e ekonomisë.

Këshilltarët paraqitën një sërë propozimesh dhe sugjerimesh, si shërbimet inteligjente, zinxhirët modernë të furnizimit, financimin për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe sigurimin e kapitalit.

Paul Rawlinson, një avokat britanik dhe Kryetari Global i "Baker McKenzie", një nga firmave më të mëdha ligjore në botë, ishte pjesëmarrës në takim.

"Ky takim më ka bërë shumë përshtypje, një audiencë globale e interesuar në atë që Kryetari dhe anëtari i Këshillit Bashkiak kanë për të thënë në lidhje me planet për Pekinin në dy dekadat e ardhshme. Përsa i përket vëzhgimeve personale, vëmendja ime në këtë takim u përqendrua tek fusha ligjore dhe tek mënyrat se si ajo në Pekin, duhet t'i përshtatet ndryshimeve dhe teknologjisë, ndryshimeve dhe aftësisë për të përdorur inteligjencën artificiale si pjesë e rolit të avokatit."

Takimi i parë i këtij lloji nisi në vitin 1999.

Ky grup është pjesë e një institucioni këshillimor që ka në përbërje vendimmarrës kryesorë nga ndërmarrjet e njohura botërore, që shprehin mendimet dhe propozimet e tyre për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të qytetit.

Vendosja e këtij takimi është një hap thelbësor për Pekinin që të thellojë reformat dhe hapjen dhe të rrisë mirëkuptimin e ndërsjellë bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërmjet kryeqytetit dhe ndërmarrjeve shumëkombëshe. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore