Artistët e huaj prezantojnë artin e akuarelit në Shqipëri

2018-05-28 10:01:51 CRI Komenti juaj Printoni

Artistë të huaj dhe shqiptarë u bën bashkë dhe këtë vit në ekspozitën e akuarelit. Në galerinë FAB ekspozita prezantoi një numër punësh të realizuar nga mjeshtër të akuarelit për publikun.

Shqipëria është mikpritësja e eventit më të madh të akuarelit, ku artistë e njohur nga e gjithë bota shfaqën punimet e tyre për rreth katër ditë.

Ekspozita e kuruar nga Ardian Isufi dhe Helidon Haliti solli krijimin e një komunikimi të përbashkët dhe shkëmbime eksperiencash për ti dhënë një shtysë pozitive akuarelit në Shqipëri.

Artdashësit patën mundësi që të ndjekin pa pagesë demostrimet live të mjeshtërve më të mëdhenj botëror të akuarelit, në sallën e koncerteve pranë Universitetit të Arteve. Mjeshtëra si Amit Kapoor (India), Hong Shan (China), Prafull Sawant (India), Alvaro Kastagnet (Uruguay), Atanur Dogan (Canada), Krasi Todorov (Bulgaria) sollën një shije të hollë artistike të artit të vërtetë.

Pas ekspozitës në Tiranë, artistët do të pikturojnë live vende si Berati, Ura Vajgurore, Vlora, Himara dhe Saranda. Në fund të këtij udhëtimi, artistët do të ekspozojnë punët e tyre në Galerinë e qytetit të Sarandës, ku do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët .

Mjeshtrit do të pikturojnë Beratin, në Vlorë, Himarën, Sarandën dhe të gjithë rivierën deri në 29 maj, ku do të mbahet dhe ekspozita me punimet që do të kryhen gjatë festivalit.

Këto organizime japin dhe një sensibilizim për brezat që kanë pasion dhe e duan pikturën. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore