MJK: Kina mirëpret pajtimin dhe bashkëpunimin midis dy Koreve

2018-05-28 09:56:29 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang u shpreh që Kina mirëpret përparimin e arritur midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut nëpërmjet pajtimit dhe bashkëpunimit.

Lu i bëri këto komente pas takimit të dytë të sapopërfunduar midis liderëve të të dy Koreve.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze theksoi që Kina mirëpret dhe mbështet të dy vendet që të zbatojnë konsensusin e arritur midis dy liderëve, në frymën e dialogut, të pajtimit dhe të bashkëpunimit.

Lu shtoi se Kina beson gjithmonë që kontakti dhe dialogu i drejtpërdrejtë ndërmjet liderëve të Koresë së Veriut dhe të Shteteve të Bashkuara është çelësi për të zgjidhur çështjen bërthamore të Gadishullit Korean. Pekini mbështet fort takimin midis Kim Jong Un-it e Donald Trump-it dhe shpreson që ky takim të zhvillohet siç ishte planifikuar, përfundoi Lu Kang. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore