Udhëheqësi i lartë i DPRK-së shpreh "vullnetin e vendosur" për të takuar Trump-in

2018-05-27 11:23:04 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësi i lartë i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka shprehur "vullnetin e vendosur" të vet për të zhvilluar një samit me presidentin e ShBA-së Donald Trump, gjatë takimit me presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in të shtunën në fshatin e armëpushimit Panmunjom, bëri të ditur të dielën Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).

Kim gjithashtu shprehu angazhimin e vet për të çuar përpara më tej procesin e paqes në Gadishullin Korean, duke punuar për denuklearizimin dhe përmirësimin e lidhjeve ndërkoreane.

Gjatë takimit, Kim-i e falënderoi Moon-in për përpjekjet e bëra për samitin Kore e Veriut-ShBA, të planifikuar për më 12 qershor, dhe shprehu vullnetin e vendosur për zhvillimin e këtij samiti historik.

"Kim Jong Un-i i tha Moon Jae-it për të bashkëpunuar si gjithnjë pozitivisht me njëri-tjetrin për të përmirësuar marrëdhëniet Kore e Veriut-ShBA dhe për të krijuar një mekanizëm për paqe të përhershme e të qëndrueshme," njoftoi KCNA-ja.

Samiti i papritur ndërkorean pasoi njoftimin e Trump-it se mbetej i hapur për samitin me Kim-in më 12 qershor në Singapor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore