Rusia e Japonia diskutojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale

2018-05-27 11:22:29 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti rus Vladimir Putin u takua të shtunën në Moskë me kryeministrin japonez Shinzo Abe. Të dy palët premtuan se do të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje politike për mosmarrëveshjet territoriale mbi ishujt Kurile.

Putini dhe Abe vunë në dukje se ata duhet të vazhdojnë të kërkojnë me durim një zgjidhje në përputhje me interesat strategjike të të dyja palëve e të pranueshme nga të dy popujt. Të dy liderët diskutuan edhe për progresin e zbatimit të marrëveshjes mbi veprimtarinë e përbashkët ekonomike në ishujt Kurile.

Ata shkëmbyen gjithashtu mendime edhe për çështjen e Gadishullit Korean. (Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore