Ministri: Irani pret propozimet europiane për të zbatuar marrëveshjen bërthamore

2018-05-27 11:21:33 CRI Komenti juaj Printoni

Pas tërheqjes së ShBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, Irani po pret propozimet europiane për të vazhduar zbatimin e marrëveshjes, tha të shtunën ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif.

Duke folur për agjencinë e lajmeve "Tasnim", Zarifi vuri në dukje se negociatat e fundit midis delegacioneve të Iranit dhe të vendeve europiane kanë si qëllim të shpëtojnë marrëveshjen e rëndësishme bërthamore të vitit 2015.

Por ai tha se nuk ishte i sigurt "nëse rezultatet e bisedimeve kanë qenë të mira apo të këqija".

Kreu i diplomacisë iraniane foli edhe lidhur me garancitë që Irani pret nga BE-ja për të mbrojtur interesat e tij sipas marrëveshjes, menjëherë sapo ShBA-ja të ketë rivendosur sanksionet ndaj Teheranit.

Zarifi tha se europianët janë shprehur se të gjitha pjesët e rëndësishme të marrëveshjes bërthamore duhet të zbatohen, por çështja është se si do të zbatohen ato.(Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore