Presidenti i EUROJUST: Reforma në Drejtësi, shpresëdhënëse

2018-05-26 11:35:59 CRI Komenti juaj Printoni
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i EUROJUST, Ladislav Hamran, me të cilin diskutoi miratimin në parim të Marrëveshjes për Bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust-it si dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Eurojust dhe Shqipërisë.

Miratimi i kësaj marrëveshje nga Këshilli i Ministrave në një kohë të shkurtër u vlerësua shprehje e vullnetit dhe angazhim maksimal për të luftuar krimin e organizuar transnacional nëpërmjet bashkërendimit të hetimit dhe ndjekjes penale.

Marrëveshja me EUROJUST ka si qëllim përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor, si dhe lehtësimin e bashkërendimit të hetimeve dhe ndjekjeve penale, që shtrihen në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe një ose më shumë shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Presidenti i EUROJUST vlerësoi maksimalisht vullnetin e Qeverisë Shqiptare për bashkërendimin e hetimeve dhe të ndjekjes penale me vendet anëtare të Bashkimit Evropian siç edhe u tregua nëpërmjet miratimit një kohë të shpejtë në parim të kësaj marrëveshje. Më tej ai u shpreh që intensifikimi i kontakteve dypalëshe do të sjellë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet EUROJUST dhe Shqipërisë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore