ShBA-Kore e Jugut, "bashkëpunim i ngushtë" për të krijuar kushtet për dialog me Korenë e Veriut

2018-05-26 11:33:37 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti i Shtetit i ShBA-së bëri të ditur të premten se sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut Kang Kyung kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten. Të dy palët deklaruan se do të ruajnë "bashkëpunimin e ngushtë" dhe do të krijojnë kushtet për dialog me Korenë e Veriut.

Presidenti i ShBA-së Donald Trump tha të enjten se, për shkak të "armiqësisë së hapur" të Koresë së Veriut, ai vendosi të anulojë takimin e planifikuar me udhëheqësin e lartë të Koresë së Veriut Kim Jong-un më 12 qershor në Singapor. Megjithatë, të premten Trump-i u shpreh për mediat që takimi mund të mbahet në kohën e përcaktuar.

Qeveria koreanojugore tha po atë ditë se do të vazhdojë të ruajë prirjen e dialogut nëpërmjet përpjekjeve diplomatike dhe se pozicioni i saj për zgjidhjen e çështjeve nëpërmjet dialogut do të mbetet i pandryshuar.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore