Rusia mohon akuzat për rrëzimin e avionit "MH17"

2018-05-26 11:29:49 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia ka hedhur poshtë akuzat se është përgjegjëse për rrëzimin e avionit "MH17" të kompanisë "Malaysia Airlines" mbi rajonin lindor të Ukrainës në vitin 2014.

Komentet erdhën një ditë pasi grupi hetimor ndërkombëtar i kryesuar nga hetuesit holandezë njoftoi se ushtria ruse ka përdorur raketat "Bouk" për rrëzimin e avionit.

Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin, tha se Rusia nuk i beson rezultateve të hetimit, pasi ajo nuk ishte palë në hetim.

Moska në mënyrë të përsëritur ka mohuar përfshirjen në këtë tragjedi duke drejtuar gishtin tek pala ukrainase.

"Hetimi u krye në Holandë, nga ky grup hetuesish, duke mos përfshirë palën ruse. Pa pasur mundësi të jetë anëtare e plotë e këtij grupi hetimor, Rusia nuk e di nëse mund t'u besojë rezultateve. Kjo është e para, dhe e dyta, ishte Ukraina vendi ku ndodhën veprimet ushtarake në atë kohë, e cila nuk mori hapat e duhur për të mbyllur hapësirën ajrore ndaj trafikut ajror civil".

Mrekulli
Lajmet Kryesore