Pekini mirëpret vendimin e Burkina Fasos për ndërprerjen e "marrëdhënieve diplomatike" me Tajvanin

2018-05-25 10:01:29 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze e ka vlerësuar vendimin e Burkina Fasos për të ndërprerë "marrëdhëniet diplomatike" me Tajvanin.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme kineze vihet në dukje se parimi i "Një Kine" është një konsensus i përgjithshëm i bashkësisë ndërkombëtare.

Deklarata thekson gjithashtu se ky parim shërben si bazë për Kinën për të pasur dhe zhvilluar marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunimi me vendet e tjera.

Ndërprerja nga Burkina Faso e "marrëdhënieve diplomatike" me Tajvanin pason një veprim të ngjashëm nga Republika Dominikane disa javë më parë. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore