Shqipëria shumë më përpara se disa shtete europiane për bashkëjetesën dhe diversitetin

2018-05-24 10:00:53 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria është shumë më përpara se disa shtete europiane, sa i përket bashkëjetesës dhe diversitetit.

Zv.ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, i pranishëm në panairin "Harmonia e Kulturave" në Tiranë, u shpreh se, "është një pamje e mrekullueshme kjo që po shikojmë sot këtu, ku ka studentë nga vende të ndryshme të botës. Nga pikëpamja gjeografike Shqipëria është një vend i vogël, por duke parë diversitetin e bashkëjetesës e shumë elementëve të ndryshëm në këtë vend. Cilësia më e mirë që i simbolizon shqiptarët është toleranca dhe bashkëjetesa që kanë midis tyre. Në Shqipëri disa terma si racizmi apo terma të tjerë negativë nuk ekzistojnë. Në këtë pikëpamje, dua të theksoj se Shqipëria është shumë më përpara se disa shtete evropiane".

Në panairin "Harmonia e Kulturave" organizuar nga Fondacioni Arsimor Kulturor Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), studentët prezantojnë vendet historike, kulturën, artin, veshjet tradicionale dhe monumentet historike, të shteteve që përfaqësojnë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore