Ministria e Tregtisë: Kina mirëpret produktet e cilësisë së lartë e konkurruese amerikane

2018-05-24 09:58:56 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria kineze e Tregtisë është shprehur se Kina mirëpret hyrjen në tregun e saj të produkteve të cilësisë së lartë e konkurruese amerikane. Kjo është një politikë afatgjatë e Kinës për përmbushjen e kërkesave gjithnjë në rritje të konsumit të popullit kinez nëpërmjet zgjerimit të importeve dhe për nxitjen e rritjes ekonomike me cilësi të lartë, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Pas konsultimeve ekonomiko-tregtare të zhvilluara të shtunën e kaluar, Kina e ShBA-ja publikuan një deklaratë të përbashkët, ku shprehen se dy palët kanë rënë dakord për shtimin e eksportit të produkteve bujqësore e energjetike amerikane. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore