Ulje të tatim fitimit për mbi 90% të sipërmarrjes shqiptare

2018-05-24 09:58:13 CRI Komenti juaj Printoni

Për rreth 95 mijë sipërmarrje nga 110 mijë të regjistruara në vend, qeveria shqiptare vendos të aplikojë një normë tatim-fitimi 0 ose 5%.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë një takimi për prezantimin e projektit për një turizëm të qëndrueshëm tha se qeveria ka vendosur të rrisë nivelin e kompanive që përfitojnë nga fasha 5% e normës të tatim-fitimit nga 8-14 milionë lekë xhiro vjetore.

Pra kompanitë me xhiro vjetore nga 8-14 milionë lekë, tha ai, do të kenë një normë tatim-fitimi të reduktuar nga 15% në 5%. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore