Palestina merr pjesë në Konventën e Armëve Kimike

2018-05-24 09:53:25 CRI Komenti juaj Printoni

Palestina i është bashkuar zyrtarisht Konventës së Armëve Kimike.

Njoftimi u bë të mërkurën nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike me seli në Hagë.

Palestina u bë vend vëzhgues i Kombeve të Bashkuara në vitin 2012, status i cili i lejon të bëhet palë në disa traktate të rëndësishme ndërkombëtare.

Palestina u anëtarësua në Interpol në shtator të vitit 2017 dhe në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në prill të vitit 2015.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore