Xi Jinping takohet me Angela Merkel

2018-05-24 21:18:21 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping priti në takim kancelaren gjermane Angela Merkel në Pekin.

Duke mirëpritur vizitën e 11-të të Merkel-it në Kinë, Xi vlerësoi mbi të gjitha vëmendjen e kancelares për marrëdhëniet kino-gjermane.

"Që nga viti 2014, kur u krijua partneriteti i plotë strategjik kino-gjerman, marrëdhëniet dypalëshe patën zhvillime të shpejta dhe bashkëpunimet midis tyre kanë arritur nivele historike. Pala kineze është e gatshme që të bëjë përpjekje të përbashkëta me palën gjermane për të nxitur në nivele më të larta marrëdhëniet mes dy vendeve ."

Kina dhe Gjermania duhet të bëhen shembuj për bashkëpunim me përftimet e ndërsjella, orientuesit për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Europë, nxisit për marrëdhëniet e reja ndërkombëtare dhe bashkëpunëtorët që tejkaluar diferencat ideologjike, shtoi Xi.

Xi bëri thirrje gjithashtu për forcimin e vizitave të nivelit të lartë, thellimin e bashkëpunimeve në fushat teknologjike e kulturore-njerëzore, duke theksuar gatishmërinë e Kinës për të bashkëpunuar me Gjermaninë për qeverisjen globale, multilaterializmin dhe çështjet ndërkombëtare.

Duke shprehur mirënjohen ndaj mbështetjes së Gjermanisë për nismën "Një brez, një rrugë", Xi tha gjithashtu se mirëpret pjesëmarrjen aktive të ndërmarrjeve gjermane.

Kina përkrah integrimin europian dhe dëshiron që Bashkimi Europian të jetë i unifikuar, i qendrueshëm, i hapur dhe i begatë, shtoi Xi Jinping-u.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Kina është anëtare e rëndësishme e bashkësisë ndërkombëtare dhe partnere e rëndësishme tregtare e Gjermanisë. Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Pekinit kanë hyrë në epokën e re. Gjermania dëshiron të shfrytëzojë mundësitë e reja që sjell thellimi i reformës dhe hapjes i Kinës, duke shprehur interes për zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare, kulturore-njerëzore dhe investimeve mes dy vendeve.

Në rrethanat aktuale ndërkombëtare, Gjermania dhe Kina duhet të forcojnë komunikimin dhe koordinimin mbi çështjet ndërkombëtare duke i konkretizuar këto bashkëpunime brenda kuadrit shumëpalësh të "G20"-ës. Gjermania përkrah thellimin e marrëdhënieve mes Europës dhe Kinës, përfundoi Merkel.

Të dy liderët kanë shkëmbyer gjithashtu mendimet mbi tregtinë ndërkombëtare, çështjen bërthamore të Iranit e çështje të tjera. (Wang Xianya/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore