Kina drejt miratimin të praktikës së re për pakësimin e burokracisë

2018-05-23 10:07:05 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze njoftuan se vendi po bën përpjekje për shpejtimin e futjes së praktikave të reja për pakësimin e burokracisë për regjistrimin e ndërmarrjeve me investime të huaja.

Kina do të miratojë një formë të vetme dhe shërbim me një ndalesë për kompanitë që të bëjnë regjistrimin e biznesit të tyre në internet pa pagesë, pa nevojën e dokumenteve dhe pa paraqitjen fizike në sportele.

Zëvendësministri i Tregtisë, Wang Shouwen thotë se kjo do ta bëjë edhe më të lehtë procesin e çeljes së biznesit në Kinë për kompanitë e huaja.

"Në të ardhmen, për ndërmarrjet e huaja që gjejnë mundësi të mira tregu në Kinë, procedura për ta do të jetë shumë e thjeshtë që të hapin një fabrikë. Pas fillimit të lehtë, ata mund të punojnë për arritjen e suksesit në Kinë".

Masat për futjen e praktikave të reja erdhën pas vendimit të Kinës për një qasje më të lehtë për investimet e huaja, që u testua vitin e kaluar në Pekin për mbi 600 biznese. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore