Zuckerberg-u kërkon falje për mosparandalimin e keqpërdorimit të mjeteve të internetit

2018-05-23 10:06:20 CRI Komenti juaj Printoni

Kryezyrtari ekzekutiv i gjigantit të internetit "Facebook" Mark Zuckerberg ka kërkuar falje që kompania e tij nuk ka arritur të parandalojë që disa nga mjetet e internetit që ka prodhuar të mos keqpërdoren.

Duke u përgjigjur lidhur me skandalin e privatësisë së të dhënave të "Cambridge Analytica" gjatë një dëshmie në Parlamentin Europian në Bruksel, Zuckerberg-u theksoi:

"Por është bërë e qartë gjatë dy vjetëve të fundit se ne nuk kemi bërë sa duhet për të parandaluar përdorimin e këtyre mjeteve edhe për të sjellë dëme, dhe këtu përfshihen lajmet e rreme, ndërhyrjet e huaja në zgjedhje dhe krijues programesh e aplikacionesh që keqpërdorin informacionin e njerëzve. Ne nuk i morëm parasysh sa duhet përgjegjësitë tona, dhe ky ishte një gabim e kërkoj ndjesë për këtë. "

Zuckerberg-u tha gjithashtu se brenda 25 majit "Facebook"-u do të vepronte në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), në të cilën kërkohet që firmat që bëjnë biznes në 28 shtetet anëtare të BE-së të ofrojnë të dhënat personale falas, përndryshe do të paguajnë gjoba deri në 4 për qind të të ardhurave të tyre vjetore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore