Mediat, Kina dhe ShBA-ja pranë një marrëveshjeje për ZTE-në

2018-05-23 10:05:24 CRI Komenti juaj Printoni

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë "rënë dakord mbi një marrëveshje kornizë" për të zgjidhur çështjen e prodhuesit kinez të pajisjeve të telekomit ZTE, njoftuan mediat amerikane të hënën.

Një raport i "Wall Street Journal" që citon njerëz që kanë njohuri për këtë çështje, thotë se hollësitë e marrëveshjes "janë ende duke u menduar."

Nëse do të arrihet një marrëveshje për këtë çështje, qeveria amerikane do të heqë ndalimin aktual për kompanitë amerikane që t'i shesin komponentë dhe softuer ZTE-së, thekson raporti i "Wall Street Journal".

Megjithatë, zbutja e mundshme e ndalimit nga ana e ShBA-së do të duhet të kalojë rishikimet e sigurisë kombëtare. Të hënën, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, i tha rrjetit CNBC se "qëllimi (i sanksioneve) nuk ishte falimentimi i kompanisë (ZTE)."

Sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross, i cili e ka mbikëqyrur çështjen e ZTE-së, pritet të vizitojë Pekinin javën e ardhshme. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore