Trump-i paralajmëron shtyrjen e mundshme të takimit me Kim Jong Un-in

2018-05-23 10:04:45 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump u shpreh të martën se takimi i tij me udhëheqësin e lartë të Koresë së Veriut Kim Jong Un mund të shtyhet.

Gjatë takimit me presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in në Shtëpinë e Bardhë, Trump-i tha se takimi i planifikuar i tij me Kim-in mund të mos zhvillohet më 12 qershor.

Pheniani paralajmëroi javën e kaluar se do të rishqyrtojë pjesëmarrjen në takimin e Singaporit nëse Shtetet e Bashkuara "duan vetëm ta nxitin Korenë e Veriut të braktisë arsenalin e vet bërthamor".

Koreja e Veriut pezulloi të mërkurën bisedimet ndërkoreane, në shenjë proteste ndaj një manovre ajrore në shkallë të gjerë ShBA-Kore e Jugut dhe i kërkoi Koresë së Jugut të ndalojë manovrat e përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit kanë thënë se do të vazhdojnë përgatitjet për takimin midis presidentit Trump dhe Kim Jong Un-it.

Mrekulli
Lajmet Kryesore