G20, Kina nxit multilateralizmin dhe zhvillimin global

2018-05-23 10:03:35 CRI Komenti juaj Printoni

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të G20-s në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires, u bë thirrje për shtim të bashkëpunimit global në ekonomi.

Në fjalimin e tij, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi bëri thirrje për shtimin e përpjekjeve për multilateralizmin, qeverisjes globale dhe ndërtimin e një komuniteti interesash të përbashkëta.

Kundër gjendjes së tanishme të rritjes së unilateralizmit dhe proteksionizmit, Wang Yi u bëri thirrje anëtarëve të tjerë të G20-s, të krijojnë një model të ri për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Takimi i Ministrave të Jashtëm i G20-s është parapërgatitje për samitin e G20-s të këtij viti, i cili do të zhvillohet në nëntor në Argjentinë. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore