Shqipëria e angazhuar për respektimin e të drejtave të njeriut

2018-05-23 10:01:53 CRI Komenti juaj Printoni
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi një takim me Komisioneren e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović.

Fokusi i vizitës kishte të bënte me të drejtat e fëmijëve, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe qasja në drejtësi.

Bushati e vuri theksin tek angazhimet e Shqipërisë në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut, në kuadër të veprimtarisë së organizatave ndërkombëtare, posaçërisht edhe të Këshillit të Europës, por edhe si pjesë e angazhimeve për hapjen e bisedimeve me BE.

Komisionerja Mijatovic, përshëndeti Shqipërinë për hapat e bërë në drejtim të mbrojtjes të të drejtave të njeriut, veçanërisht, të fëmijëve dhe grave, por edhe të personave të tjerë në nevojë duke nxitur bashkëpunimin midis qeverisë dhe përfaqësuesve të këtyre shtresave, si edhe shoqërisë civile, në përgjithësi. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore