Kina do të reduktojë nga korriku tarifat e importit të automjeteve

2018-05-23 10:01:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të reduktojnë në mënyrë drastike tarifat e importit për automobilat dhe pjesët e tyre të këmbimit duke filluar nga 1 korriku, si pjesë e përpjekjeve të saj për të hapur më tej tregun më të madh të makinave në botë.

Për automjetet, tarifa prej 25 për qind që vendoset për 135 artikuj dhe taksa prej 20 për qind që vendoset për katër artikuj do të ulen të dyja në 15 për qind. Në listë përfshihen vetura pasagjerësh dhe disa kamionë.

Tarifat e importit për 79 pjesë këmbimi do të reduktohen në 6 për qind nga 8 deri 25 për qind që janë tani.

Pas uljes, tarifa mesatare për automjetet do të jetë 13.8 për qind, ndërsa për pjesët e këmbimit 6 për qind.

Ministria e Financave thotë se tarifat e reja përputhen me realitetin e industrisë së automobilave në vend.

Ministria thonë gjithashtu se Kina do të vazhdojë të ulë tarifat e importit të automjeteve në varësi të konkurrencës dhe zhvillimit të industrisë së automobilave.

Ulja e tarifave të importit do të ndihmojë reformën strukturore në krahun e ofertës dhe do të përmirësojë industrinë e automobilave, duke sjellë cilësi dhe efikasitet më të madh.

Ekspertët thonë se kompanitë globale të automobilave do të bëhen më aktive në tregun kinez, ndërsa Kina përmes tregtisë dhe investimeve, mund të bëhet një nga tregjet më konkurruese në botë.

Liu Shangxi, është kreu i Akademisë Kineze të Shkencave Fiskale:

"Nga perspektiva globale, reduktimi i tarifave do të luajë një rol aktiv për nxitjen e rritjes ekonomike globale dhe të punësimit dhe do të japë një kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e prodhimit dhe të punësimit në vendet eksportuese të makinave".

Eksperti shton se reduktimi i tarifave pritet të rrisë konkurrencën në industrinë vendase të automobilave. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore