Kina teston me sukses trenin e ri maglev me shpejtësi 160 km në orë

2018-05-23 20:36:45 CRI Komenti juaj Printoni

Modeli i ri i trenit kinez maglev, me një shpejtësi prej 160 km në orë, i gjeneratës së pestë, ka përfunduar me sukses testin e tij, tha të mërkurën dega e kompanisë "CCRC" në qytetin e Tangshan-it.

Krahasuar me trenat maglev me shpejtësi të mesme dhe të ulët që operojnë aktualisht, efikasiteti i tërheqjes së modelit të ri të trenit është përmirësuar me 10 për qind, ndërsa konsumi i energjisë është ulur me mbi 20 për qind.

Modeli më i fundit i maglevit ka dy vagona me një kapacitet maksimal prej 318 pasagjerësh. Ky tren, i montuar në mënyrë të tillë që mund t'i vendosësh dy deri në gjashtë vagona, është i përshtatshëm për të lëvizur midis qyteteve, zonës qendrore dhe satelitore të qytetit, si dhe brenda një qyteti.

Ky testim i suksesshëm i trenit të ri i hap rrugën projektit të ardhshëm për prodhimin e trenit maglev të gjeneratës së gjashtë me një shpejtësi të projektuar prej 200 km në orë. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore