Kinë-Bullgari, më shumë bashkëpunim nëpërmjet nismës "Një brez, një rrugë" dhe " Bashkëpunim 16+1"

2018-05-23 20:14:09 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Bullgaria do të forcojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin midis tyre në infrastrukturë, ndërlidhje, kapacitete industriale, kulturë dhe të tjera, nën kuadrin e nismës "Një brez, një rrugë", tha të martën kryediplomati kinez.

Të dyja palët mund të shfrytëzojnë përparësitë e tyre dhe të mësojnë gjithashtu nga vlerat e njëra-tjetrës, duke nxitur më tej zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, tha Këshilltari kinez i Shtetit, njëherësh ministri i Jashtëm, Wang Yi.

Ai i tha këto gjatë takimit me Ekaterina Zaharieva-n, zv.kryeministren dhe ministren e Jashtme të Bullgarisë, pas takimit të ministrave të "G20"-s që u mbajt në Buenos Aires të Argjentinës.

Wang tha se "Bashkëpunim16+1", midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore (EQL), ka realizuar bashkëpunime reciproke të suksesshme në vitet e fundit, duke i kushtuar rëndësi barazisë midis palëve përkatëse dhe ka luajtur gjithashtu një rol aktiv në nxitjen e zhvillimit ekonomik të 16 vendeve. "Bashkëpunimi 16+1" ecën paralelsiht me bashkëpunimin Kinë-BE duke nxitur kështu, në mënyrë objektive, procesin e integrimit europian.

Sivjet, Bullgaria do të organizatojë takimin vjetor të liderëve të Kinës dhe vendeve të EQL-së, në kuadër të mekanizmit të " Bashkëpunimit 16+1". (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore