MPJ: Kina, e përkushtuar për ruajtjen dhe zbatimin e marrëveshjes së Iranit

2018-05-23 19:46:59 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, sekretari i shtetit i ShBA-së, Mike Pompeo, propozoi strategjinë së re pas tërheqjes së vendit të tij nga Marrëveshja Gjithëpërfshirëse mbi çështjen Bërthamore të Iranit, duke u kërkuar palëve të diskutojnë mbi "Traktatin e ri Ndërkombëtar" për zgjidhjen gjithëpërfshirëse të çështjes iraniane.

Irani reagoi me qëndrim të fortë lidhur me strategjinë e re të ShBA-së. Bashkësia ndërkombëtare mbajti gjithashtu qendrime të ndryshme mbi këtë çështje. Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme, kur u pyet për qëndrimin e Kinës mbi çështjen në fjalë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të kinës Lu Kang u shpreh:

"Kina është e mendimit se ruajtja e integritetit dhe seriozitetit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, është e favorshme për sistemin ndërkombëtar të mospërhapjes bërthamore, dhe e favorshme për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme. Jemi të bindur se këmbëngulja për zbatimin efektiv të kësaj marrëveshjeje do të shërbejë si një shembull për zgjidhjen e shumë çështjeve të tjera ndërkombëtare. Në situatën aktuale, Kina u kërkon të gjitha palëve përkatëse që të jenë të përgjegjshëm, të përqëndrohen në një vizion afatgjatë, të jenë realistë dhe të përdorin arsyen, të vazhdojnë të qendrojnë në rrugën e drejtë në mënyrë që t'i zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet dialogut diplomatik. Palët duhet të menaxhojnë dallimet midis tyre, në mënyrë që marrëveshja të zbatohet plotësisht. Dhe mbi këtë bazë, të bashkëpunojnë për të ndërtuar besimin reciprok dhe për të zgjidhur çështje të tjera." (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore