Pekini shpreson takimi Kim-Trump të jetë i suksesshëm

2018-05-23 18:44:59 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, u shpreh të mërkurën në Pekin se pala kineze shpreson që Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të shfrytëzojnë mundësinë aktuale për të bërë përpara në të njëjtin drejtim dhe t'i zgjidhin në mënyrë të balancuar çështjet midis tyre. Pala kineze shpreson që takimi mes udhëheqësve të të dyja vendeve të jetë i suksesshëm dhe rezultatet e tij të jenë sa më pozitive, shtoi Lu.

Sipas njoftimeve, Presidenti i ShBA-së Donald Trump-i bëri të ditur ditën e martë se takimi i tij me udhëheqësin e lartë të Koresë së Veriut Kim Jong Um mund të shtyhet. Përsa i përket kësaj, Lu Kang tha:

"Sigurisht që përballë procesit të zgjidhjes së çështjeve të Gadishullit Korean është një mundësi historike e rrallë. Shpresojmë që palët përkatëse, sidomos pala amerikane dhe ajo koreanoveriore të shfrytëzojnë këtë moment dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet e duhura për të bërë përpara në njëtën drejtim, si dhe t'i zgjidhin në mënyrë të balancuar mosmarrëveshjet e tyre. Shpresojmë që takimi midis dy liderëve të shkojë sa më mbarë dhe të përfundojë me rezultatet pozitive. "

Zëdhënësi Lu theksoi gjithashtu se pala kineze ka inkurajuar gjithmonë Penianin dhe Uashingtonin që të ndërtojnë besim reciprok me anë të dialogut të drejtëpërdrejtë dhe të nxisin procesin për zgjidhjen e çështjes bërthamore të Gadishullit Korean. Ai konfirmoi edhe njëherë se Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e kësaj çështjeje. (Wang Xianya/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore