Ambasadori: Bisedimet tregtare Kinë-ShBA ndihmojnë ekonominë globale

2018-05-22 10:20:31 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori kinez në Britaninë e Madhe bëri thirrje të hënën në Londër për t'u dhënë fund dyshimeve ndaj Kinës dhe për ta parë zhvillimin e Kinës në mënyrë objektive.

Duke folur në Shtëpinë e Azisë, një qendër e ekspertizës mbi Azinë, lidhur me rezultatin e konsultimeve të fundit tregtare Kinë-ShBA, Liu u shpreh:

"Ky rezultat është në të mirë të qëndrueshmërisë e zhvillimit ekonomik-tregtar global. Konsensusi tregtar midis Kinës e ShBA-së, dy ekonomitë më të mëdha në botë, është një lajm i mirëpritur nga të gjithë. Siç e kam thënë në shumë raste, nuk ka fitues në luftën tregtare. Në konsultimet e fundit, Kina dhe ShBA-ja treguan përgjegjësinë e tyre si protagonistë kryesorë. Ky rezultat është natyrisht në interes të ruajtjes së rendit tregtar ndërkombëtar dhe të nxitjes së një ekonomie të shëndetshme botërore."

Ambasadori gjithashtu theksoi rëndësinë e zbatimit të ligjeve ndërkombëtare dhe jo atyre të brendshme në tregtinë ndërkombëtare.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore