Kompanitë e teknologjisë, mbizotëruese në listën "Fortune 500"

2018-05-22 10:18:36 CRI Komenti juaj Printoni

Kompanitë e teknologjisë mbizotërojnë në listën e 500 kompanive kryesore të botës botës të hartuar nga revista "Fortune". Sivjt në këtë listë, të njohur si "Fortune 500", "Apple", "Amazon", Alphabet", "Microsoft" dhe IBM gjenden në 50 vendet e para.

"Apple" ka rënë nga vendi i 3-të vjet në vendin e katërt, me gjithë një rritje prej 6 për qind të shitjeve vjetore, por kryeson për sa u përket fitimeve, duke arritur të ardhura neto më shumë se 48 miliardë dollarë amerikanë.

"Amazon" është ngjitur në dhjetë vendet e para për herë të parë, duke vazhduar rritjen e vet të ndjeshme. Shitjet e kompanisë kanë arritur në 70 miliardë dollarë në dy vjet.

Sipas listës, "Apple", "Alphabet", "Microsoft" dhe "Amazon" janë katër të parat përsa i përket vlerës së tregut deri në fund të marsit.

Ato pasohen nga "Berkshire Hathaway", "Facebook" dhe "JPMorgan Chase".

"Fortune" rendit çdo vit kompanitë kryesore të botës përsa u përket të ardhurave. Ky është viti i 64-të i publikimit të listës.

Kompanitë e listës "Fortune 500" të këtij viti përbëjnë dy të tretën e PBB-së së ShBA-së, me 12.8 trilionë dollarë të ardhura.

Mrekulli
Lajmet Kryesore