Përfundon prodhimi i aeroplanit të parë të ndërtuar nga një firmë private kineze

2018-05-22 10:17:32 CRI Komenti juaj Printoni

Aeroplani i parë i ndërtuar në mënyrë të pavarur nga një kompani private kineze, ka dalë nga linja e prodhimit në provincën Jiangxi.

GA20 është një aeroplan me katër vende, për përdorim të përgjithshëm, me një helikë të vetme i prodhuar nga kompania "Guanyi General Aviation" me qendër në Shangai.

Aeroplani ka një gjatësi maksimale fluturimi prej 1 200 kilometrash dhe një shpejtësi maksimale 360 km/orë.

Kompania e filloi prodhimin e GA20 në vitin 2014 dhe planifikon të prodhojë 200 aeroplanë të tillë në vit deri në vitin 2022.

Mrekulli
Lajmet Kryesore