OBSH-ja:Nis në Republikën Demokratike të Kongos vaksinimi kundër Ebolës

2018-05-22 10:16:51 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se ka nisur fushata e vaksinimit kundër Ebolës ndaj pjesës së popullatës me rrezik të lartë në Republikën Demokratike të Kongos. Sipas Organizatës, fushata është jetike për mos shpërthimin e një epidemie në vend dhe për mbajtjen e situatës nën kontroll.

Së pari do të vaksinohen punonjësit e shëndetit në zonat e prekura.

Vaksina kundër Ebolës u provua e suksesshme në testimet e vitit 2015 në Guine.

OBSH-ja ka dërguar mbi 7,500 doza vaksinash kundër Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, ku deri tani janë regjistruar 26 vdekje. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore