OBSH-ja, plan 5-vjeçar nga i cili përfitojnë 3 miliardë njerëz

2018-05-22 10:03:00 CRI Komenti juaj Printoni

Asambleja Botërore e Shëndetësisë e këtij viti ka nisur punimet. Pjesëmarrësit pritet të miratojnë një plan 5-vjeçar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas këtij plani, 1 miliard njerëz do të përfitojnë mbulim shëndetësor universal, si dhe mbrojtje më të mirë për një miliard njerëz nga emergjencat shëndetësore.

Ky plan synon që 1 miliard njerëz të gëzojnë shëndet më të mirë dhe mirëqënie.

Asambleja është organi më i lartë vendimmarrës i OBSH-së dhe përcakton politikat e organizatës.

Në sesion e këtij viti marrin pjesë rreth 4 mijë delegatë nga vendet anëtare të OBSH-së dhe organizatat partnere. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore