Xi antarëve të OBSh-së: Të nxisim bashkëpunimin në fushën e sigurisë

2018-05-22 20:48:35 CRI Komenti juaj Printoni

Më 22 maj, presidenti i Kinës, Xi Jinping, pati një takim me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangai-t për Takimin e 13-të të Sekretarëve të Këshillit të Sigurisë.

Presidenti Xi vuri në dukje se vendet anëtare të OBSh-së i kanë dhënë prioritet sigurisë dhe qëndrueshmërisë që nga dita e parë e krijimit të kësaj organizate.

"Konferenca e Sekretarëve të Këshillit të Sigurisë është një mekanizëm i rëndësishëm për vendet anëtare. Anëtarët duhet të përballojnë së bashku rreziqet që i kanosen sigurisë dhe të forcojnë gjithashtu sigurinë rajonale. Ky mekanizëm është shumë i domosdoshëm. Vendet anëtare duhet t'i japin prioritet ruajtjes së sigurisë dhe qëndrueshmërisë, duhet të zgjerojnë fushat e bashkëpunimit, të pasurojnë praktikat e bashkëpunimit, të godisin rëndë 'Turkistanin Lindor ' dhe 'Tre forca' të tjera, të parandalojnë përhapjen e ndikimeve negative të çështjeve të nxehta, dhe të japin gjithashtu kontribut të rëndësishëm për sigurinë, qetësinë dhe prosperitetin afatgjatë të rajonit.", tha Xi.

Kreu i Kinës theksoi se situata aktuale e sigurisë rajonale është në përgjithësi e qëndrueshme, por përballet ende me sfidat serioze të "tre forcave", me trafikun e drogës, krimin e organizuar ndërkufitar etj. Kjo na vesh të gjithëve me përgjegjësi më të madhe. Të gjithë anëtarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm ndaj çështjes së sigurisë dhe të dinë ta trajtojnë atë në mënyrën e duhur.

Xi u bëri thirrje të gjithëve të punojnë sipas drejtimeve strategjike të bashkëpunimit mbi sigurinë, të forcojnë shkëmbimet dhe koordinimet, në mënyrë që t'i zgjidhin problemet me anë të diplomacisë politike. Duke patur një koncept të përbashkët mbi sigurinë, të gjithë duhet të nxitin bashkëpunimin e sigurisë së OBSh-së duke e çuar atë në një nivel të ri. Ne duhet të ndërtojmë një rrjet më efikas të bashkëpunimit për zbatimin e ligjit.

"Pas anëtarësimit të Indisë dhe Pakistanit, OBSh-ja ka potencial më të madh dhe mban më shumë përgjegjësi. Popujt e rajonit dhe bashkësia ndërkombëtare ka pritshmëri të larta për OBSh-në. Mekanizmi i Konferencës së Sekretarëve të Këshillit të Sigurisë të OBSh-së duhet të përshtatet me ndryshimet e situatës, të zbatojë detyrat, të luajë një rol koordinues dhe të japë mbështetje më të fuqishme për sigurinë kombëtare dhe qëndrueshmërinë shoqërore të vendeve anëtare," shtoi Xi.

Xi vuri në dukje gjithashtu se pala kineze do të vazhdojë të integrojë sigurinë kombëtare me atë të rajonit. Kina do të jetë e përkushtuar për të ndërtuar, bashkë me të gjithë anëtarët e tjerë, marrëdhëniet e reja ndërkombëtare, të bazuara në respektin reciprok, barazinë dhe drejtësinë, bashkëpunimet dhe përfitimet e përbashkëta dhe të nxisë ndërtimin e fateve të përbashkëta të njerëzimit, përfundoi Xi. (Wang Xianya/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore