MPJ: Zhvillim pozitiv i marrëdhënieve Pekin-Kanbera, Australia të heqë "syzet me ngjyrë"

2018-05-22 20:00:04 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit zyrtarët australian të nivelit të lartë kanë shprehur publikisht disa herë dëshirën për përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën. Lidhur me këtë zhvillim, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, tha se pala kineze i kushton rëndësi marrëdhënieve me Australinë dhe se është e gatshme të diskutojë me palën australiane mbi mënyrat e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe. Pala kineze shpreson gjithashtu që pala australiane të heqë "syzet me ngjyrë" dhe të shikojë zhvillimin e Kinës nga një këndvështrim pozitiv.

Sipas njoftimeve, gjatë Konferencës së Ministrave të Jashtëm të G20-s, Këshilltari i Shtetit, njëkohësisht Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, u takua me homologen e tij australiane Julie Bishop-in.

Kryediplomatja australiane theksoi se Australia i kushton rëndësi të madhe Kinës dhe mendon se zhvillimi i Kinës është një mundësi e madhe dhe jo kërcënim. Është normale që të dyja palët të kenë mosmarrëveshje midis tyre, por pala australiane është e gatshme të tregojë vullnetin e mirë, të menaxhojë mosmarrëveshjet me racionalitet, të parandalojë gjykimet e gabuara, si dhe të përpiqet për të përmirësuar sa më parë dhe nxitur zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në konferencën e shtypit që u mbajt ditën e martë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, tha:

"Pala kineze i kushton vëmendje të madhe marrëdhënieve kino-australiane, dhe shpreson që pala australiane të konkretizojë me vepra vullnetin e saj të mirë. Nëse pala australiane dëshiron sinqerisht që marrëdhëniet midis dy vendeve të rikthehen në rrugën e duhur e të arrijnë një zhvillim të qëndrueshëm, ajo duhet të heqë dorë nga mentaliteti i vjetër që nuk përputhet me kohën, të heqë 'syzet me ngjyrë', ta shikojë zhvillimin e Kinës nga një këndvështrim pozitiv dhe të nxisë më tej bashkëpunimin midis dy vendeve." (Wang Xianya/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore