Kina mirëpret vendimin e Asamblesë së OBSH-së që përjashton Tajvan nga agjenda

2018-05-22 19:50:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kina të martën mirëpriti vendimin e Asamblesë së Organizatës Botërore të Shëndetit (WHA) për mospërfshirjen e propozimit që sugjeronte Tajvanin si një vëzhgues në agjendën e përkohshme të konferencës.

Këtë vit Asambleja ka refuzuar të përfshijë të ashtuquajturin propozimin për të "ftuar Tajvanin që të marrë pjesë në WHA si vëzhgues", në agjendën e përkohshme të konferencës, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang në një konferencë për shtyp.

Ky vendim ruajti dinjitetin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe të WHA-së, të cilat vërtetuan plotësisht se parimi i "Një Kine" është konsensusi i bashkësisë ndërkombëtare dhe ndjek trendin e kohës, u shpreh ai.

"Unë do të doja të përsëris edhe një herë se qeveria kineze do të trajtojë siç duhet çështjen e pjesëmarrjes së Tajvanit në aktivitetet e organizatave ndërkombëtare në përputhje me parimin e "Një Kine," tha Lu. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore