Koreja e Veriut, gazetarët e huaj mbërrijnë për mbylljn e zonave të testimeve bërthamore

2018-05-22 17:03:43 CRI Komenti juaj Printoni

Një grup gazetarësh të huaj janë nisur drejt qytetit të Uonsanës në Korenë e Veriut, për të vëzhguar nga afër shembjen përfundimtare të zonës së testimeve bërthamore të këtij vendi.

Grupi përbëhet nga gazetarë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania e Madhe dhe Kina.

Fillimisht flitej se media e Koresë së Jugut do të ishte gjithashtu pjesë e këtij misioni.

Megjithatë, pas pezullimit të bisedimeve Veri-Jug javën e kaluar, gazetarët koreanojugorë u lanë jashtë listës.

Peniani njoftoi më herët këtë muaj se ka në plan të shpërbëjë Pungierin, zonën e testimeve bërthamore në vend. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore