Pekin, Forumi Financiar Global diskuton hapjen e sektorit financiar të Kinës

2018-05-21 10:30:09 CRI Komenti juaj Printoni
Në Pekin po zhvillohet një nga forumet profesionale financiare kineze më me ndikim, Forumi Financiar Global Tsinghua i vitit 2018. Zgjerimi i hapjes së sektorit financiar të Kinës është një temë kryesore e forumit.

Sipas statistikave të fundit, investitorët e huaj në tregun kinez të aksioneve zënë vetëm 1.15%, ndërsa në tregun e thesarit e në tregun e bonove financiare, vetëm 2.44%, më poshtë se niveli mesatar botëror. Pas zhvillimit në prill të këtij viti të mbledhjes vjetore të Forumit Aziatik të Boao-s, Kina ka nxjerrë një sërë masash për hapjen e sektorit financiar.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Studimeve Financiare të Universitetit Tsinghua dhe ish-zv./presidenti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Zhu Min, thotë se kjo hapje e Kinës ndaj botës është e paprecedentë:

"Së pari, në fushën e hyrjes në treg, do të hapet tregu dhe lehtësohen përcaktimet e të drejtave të pronësisë, themelimi i bankave tregtare e i kompanive të letrave me vlerë etj. Së dyti, do të ketë lehtësira për bizneset. Kjo masë nxit besimin dhe hap në përgjithësi fusha të tilla si qiraja financiare, financat automobilistike, monedhat, financat e konsumit etj., fusha që nuk ishin të hapur në të kaluarën. Për më tepër, fushëveprimi i biznesit të bankave të huaja është liberalizuar plotësisht. Kjo ka rëndësi të madhe. Së treti në fushën e infrastrukturës financiare, do të hapen sektorët bazë të shërbimit si likuidimi i kredisë, vlerësimi i kredisë, vlerësimi i besimit etj. Këto masa do të forcojnë shumë transparencën e tregut dhe konkurrencën e ndershme."

Në lidhje me shqetësimet se zgjerimi i hapjes së tregut financiar do të godasë sektorët vendës, Zhu Min sqaron se Kina e vendet e huaja kanë epërsi të ndryshme, ndërsa shtoi se thelbi i hapjes është krijimi i një tregu financiar kinez të ndërkombëtarizuar. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore